Telegrafi

Presidenti i Genoas, Preziosi: Perin mund të largohet drejt Juventusit apo Napolit

during the serie A match between SSC Napoli v Genoa CFC at Stadio San Paolo on March 18, 2018 in Naples, Italy.

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi është i gatshëm të flas me Juventusin rreth të ardhmes së Mattia Perinit.

Portieri ka qenë i lidhur me një lëvizje në Torino, ku do të sfidojë Wojciech Szczesny për numrin 1 pas largimit të Gianluigit Buffonit.

“Nëse dëshiron të largohet, Juventusi duhet të na telefonojë”, tha Preziosi për faqen e internetit të Gianluca Di Marzio.

Mattia Perin (Getty Images)

“Unë mendoj se ata ishin duke pritur për lamtumirën e Buffonit për të na kontaktuar. Nëse ata na bëjnë një ofertë të përshtatshme, atëherë do të ulemi në tryezë”.

“Mendoj se Perin dëshiron të largohet nga Genoa dhe ndoshta ka të drejtë. Ai ka qenë tek ne për 10 vjet. Nëse ai largohet, do ta bëjë me kokën lartë, me dashurinë e tifozëve dhe të gjithë neve”.

“Mendoj se Perin është një portier i vlefshëm dhe çdo ekip që e dëshiron mund t bëjë për vete, qoftë Juventusi apo Napoli”.

“Shifrat nuk janë të vendosura nga lojtari dhe ekipi blerës, është ekipi shitës. Ne kemi vlerësimin tonë. Nëse nuk do të lartohet atëherë Perin do të qëndrojë me ne”. /Telegrafi/