Telegrafi

Presidenti i Francës, Macron e pranon më në fund: Kam pasur një bisedë me Mbappen para se të vendoste për të ardhmen e tij

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pranuar se ai me të vërtetë ka biseduar me yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, përpara rinovimit të tij me klubin francez.

Mbappe u përfol gjatë se do të shkonte në Spanjë për të luajtur për Real Madridin pasi kontrata e tij me PSG-në skadonte në këtë verë, por 23-vjeçari nënshkroi një kontratë të re me kampionët e Ligue 1.

“Po, është e vërtetë që kam pasur një bisedë me Kylian Mbappe përpara se ai të merrte një vendim të vendosur për të ardhmen e tij”, zbuloi fillimisht presidenti Macron.

Lexo po ashtu Al-Khelaifi i emocionuar për rinovimin e Mbappe: Zgjatja e kontratës shënon një moment të jashtëzakonshëm në historinë e klubit tonë

“Në atë bisedë, unë thjesht e këshillova atë, në një mënyrë krejtësisht joformale, të qëndrojë në Francë. Besoj se është përgjegjësia ime, si president, të mbroj vendin kur kërkohet në një mënyrë joformale dhe miqësore”.

Ai gjithashtu këmbënguli se megjithëse kishte një rol për të luajtur në telenovelën Mbappe, ai kurrë nuk ndërhyri shumë në atë që ndodhi prapa skenave.

Lexo po ashtu “Shumë presion ndaj tij në Francë”, Henry flet për refuzimin e Real Madridit nga Mbappe

“Unë kurrë nuk kam ndërhyrë në asnjë transferim”.

“Ashtu si çdo qytetar tjetër, kur bëhet fjalë për çështjet sportive, unë gjithmonë dua të shoh një lojë të mirë dhe të bëj tifo për një ekip, veçanërisht, në rastin tim, Olympique de Marseille”, përfundoi i pari i Francës. /Telegrafi/