Telegrafi

Presidenti i FIFA-s, Infantino vazhdon respektin dhe mbështetjen për FFK-në

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi gjatë qëndrimit në Doha të Katarit ka zhvilluar takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Gjatë bashkëbisedimit numri një i FIFA-s si gjithherë tregoi afërsinë me kryetarin Ademi dhe përkushtimin e tij për FFK-në, duke u interesuar deri në detaje për aktivitetin e FFK-së, veçmas në këtë periudhë të vështirë të pandemisë.

Infantino edhe një herë shprehu respektin maksimal për komunitetin e futbollit në Kosovë dhe ofroi mbështetje për FFK-në.

Të dy presidentët shprehën shpresën që së shpejti do të tejkalohet sfida globale me pandeminë Covid-19 dhe të gjithë do t’i rikthehemi normalitetit dhe spektaklit në stadiumet e futbollit. /Telegrafi/