Telegrafi

Presidenti i CONI-it, Malago: Serie A do të rifillojë 99.9 për qind më 13 qershor

Presidenti i Komitetit Olimpik Italian (CONI), Giovanni Malago ka pohuar se është 99.9 për qind i sigurt se Seria A do të fillojë përsëri në datën e paraparë më 13 qershor.

Lega Serie A njoftoi një datë të përkohshme për rifillimin e Serisë A, por qeveria dhe disa mjekë nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord plotësisht mbi protokollin.

Megjithatë, i pari i CONI-it, Malago ka thënë se është i sigurt se kampionati italian do të rifillojë në kohën e paraparë.

Lexo po ashtu FIGC inspekton klubet në Serie A nëse po i përmbahen protokollit shëndetësor

“Kampionati në Serie A do të fillojë më 13 qershor, me 99.9 për qind”, ka thënë fillimisht Malagp për Radio Radio.

“Unë nuk e kuptoj diskutimin midis disa mjekëve dhe qeverisë”.

Lexo po ashtu Igli Tare: Katastrofë nëse anulohet Serie A, qeveria nuk dëshiron ta ndihmojë futbollin

Ministria e Shëndetësisë, megjithatë, konfirmoi që çdo rast pozitiv për COVID-19 brenda një klubi, do të ndalojë gjithçka nën protokollin aktual të Serie A.

“Sapo të fillojë, nuk e di kur do të ndalet”, përfundoi i pari i CONI-it. /Telegrafi/