Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me një ceremoni shtetërore sot ka pritur homologun e saj nga Bullgaria, Rumen Radev.
Presidenti Radev do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë ku do të zhvillojë disa takime me krerët e shtetit.
Telegrafi ju sjellë fotografi nga momenti i ceremonisë shtetërore.
Pas takimit që janë duke e zhvilluar në presidencë, Osmani dhe Radev do të mbajnë konferencë për media.
Po ashtu me presidentin bullgar do të zhvillojë takim edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Takimi ndërmjet Kurtit dhe Radevit do të mbahet në ora 12:00. /Telegrafi/