Site icon Telegrafi

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në vizitë dyditore në Kosovë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, më 22 dhe 23 dhjetor 2023.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pres presidentin Radev me ceremoni shtetërore, e cila do të mbahet më 22 dhjetor 2023, në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Radev do të mbajnë konferencë për media.

Me presidentin bullgar do të zhvillojë takim edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Takimi ndërmjet Kurtit dhe Radevit do të mbahet në ora 12:00. /Telegrafi/

Exit mobile version