Site icon Telegrafi

Presidenti i Bullgarisë, Radev: Do të vazhdojmë të japim ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka thënë se mes Kosovës dhe shtetit të tij ka ende hapësirë për zhvillim. 

Radev në një konferencë për media pas takimit që zhvilloi me presidenten e vendit, Vjosa Osmani u shpreh se Bullgaria është një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

Tutje ai përshëndeti përpjekjet e dy palëve që të ketë tregti mes dy vendeve.

“Shqyrtuam hapa konkret në zhvillimin e marrëdhënieve tona në perspektiv. Mes Kosovës dhe Bullgarisë akoma ka hapësirë për zhvillimin e së ardhmes, si dhe të zgjerojmë bazën juridike për marrëveshje të reja. Duhet të përshëndes përpjekjet e dy palëve që të ketë tregti mes dy vendeve, dhe jo vetëm të bëjmë tregti, por edhe të prodhojmë. Bullgaria është një nga vendet e para që në vitin 2008 njohu pavarësinë Kosovës”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Osmani: Do të hapim kapituj të ri të bashkëpunimit, ne e shohim Bullgarinë si shtet mik

Sipas tij, Bullgaria do të vazhdojë që të jap ndihmën e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Bullgaria është një prej motorëve për integrimin e të gjitha vendeve për në BE. E dimë se sa është e vështirë që t’i zhvilloni këto reforma në fushën e drejtësisë”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Exit mobile version