Site icon Telegrafi

Presidenti bjellorus zbuloi planet e Rusisë për ta pushtuar Moldavinë

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, duket se ka shfaqur planin e Rusisë për pushtimin e Moldavisë gjatë një adresimi të Këshillit të Sigurisë, që u transmetua në internet.

Lukashenko – aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin që e quan veten “diktatori i fundit” në Evropë – qëndroi para një harte që duket se shfaqte planet për ta sulmuar jugun e Ukrainës përmes Moldavisë – një ish-republikë sovjetike që kufizohet me Ukrainën dhe Rumaninë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Punonjësit e centralit bërthamor bllokojnë rrugët me kamionë e traktorë – që forcat ruse të mos kalojnë

Harta e invazionit ndante Ukrainën në katër sektorë – ku linjat e sulmeve ishin shënjuar dhe pritej të ekzekutoheshin në terren nga ushtria ruse, e ndër tjera planifikohej sulmi i Moldavisë përmes portit të Oddesa. Këtë e ka vërejtur edhe gazetari bjellorus Tadeusz Giczan.

Harta e luftës së Lukashenkos tregon se Bjellorusia planifikonte zbarkimin e trupave të saj në Ukrainë – për të forcuar më shumë invazionin rus, që dita ditës po bëhet më i dhunshëm duke sulmuar civilët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version