Telegrafi

Presidenti i Betisit: Ceballos do t’i bashkohet Realit

Kur luante te Betis

Presidenti i Real Betisit, Angel Haro ka konfirmuar se Dani Ceballos ka hedhur poshtë vazhdimin e kontratës me klubin dhe ka zgjedhur të bashkohet me Real Madridin.

Mesfushori 20-vjeçar gjithashtu ishte i lidhur edhe me Barcelonën dhe Juventusin, por duket i vendosur të shkojë në Bernabeu këtë javë, pasi njoftohet se ka marrëveshje për një kontratë gjashtë-vjeçare.

Lexo po ashtu Ceballos vjen te Reali, Kovacic largohet?

I lindur në Sevilla, Ceballos ka një klauzolë lirimi prej 15 milionë euro në kontratën e tij me klubin Los Verdiblancos, ndonëse raportet sugjerojnë se Madridi do të paguajë 20 milionë euro, por me pagesa të ndara.

“Ceballos ka hedhur poshtë ofertën e rinovimit të Betis”, ka thënë fillimisht Haro në një konferencë shtypi të hënën.

Lexo po ashtu UEFA zgjedh formacionin më të mirë të Kampionatit Evropian U21 (Foto)

“Nga kjo që kuptojmë, Real Madridi ka arritur marrëveshje për lojtarin për të përfunduar transferimin e tij”.

“Ne bëmë një ofertë të mirë për lojtarin, por kur një ekip hyri dhe paguante klauzolën e lirimit ose më shumë, nuk mund të bësh asgjë”.

“Ne do të dimë më shumë në orët e ardhshme, por gjendja tani është jashtë duarve tona”, përfundoi presidenti i Betisit. /Telegrafi/