Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar sot Taulant Ballën si Ministër të Brendshëm.
Balla është vendosur në vend të Bledi Çuçit, i cili është shkarkuar nga Edi Rama, mbrëmjen e të shtunës.
Balla fillimisht duhet të votohet në seancën plenare si Ministër e më pas të betohet te Presidenti Begaj.
Pasi të kaloj këto procedura, më datë në 23 Korrik, Balla pritet të jetë i ulur në karrigen e ministrit të Brendshëm në Kuvend. /Telegrafi/