Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit Edi Rama dekretoi sot lirimet dhe emërimet e disa ambasadorëve shqiptar në disa vende të botës.
Në njoftimin e Institucionit të Presidentit të Republikës thuhet se, lirohet Roland Bimo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.
Lirohen gjithashtu Visho Ajazi Lika nga detyra e Ambasadorit në NATO, Qirjako Qirko nga detyra e Ambasadorit në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, dhe nga detyra e Ambasadorit në Irlandë, jorezident.
Gjithashtu presidenti ka liruar Ilir Gjonin nga detyra e Ambasadorit në Zvicrër dhe nga detyra e Ambasadorit në Lihtenshtein, jorezident.
Lirohet gjithashtu Ravesa Lleshi nga detyra e Ambasadorit pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.
Në anën tjetër, emërohet Majlinda Frangaj Ambasadore në Selinë e Shenjtë në Vatikan, rezident, dhe emërohet Fatmir Velaj Ambasador në Austri, rezident.
Gjithashtu, emërohet Ilir Gjoni Ambasador në NATO, rezident, ndërkohë emërohet Vasilika Hysi Ambasador pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.
Me tej, Uran Ferizi emërohet Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe Ambasador në Irlandë, jorezident.
Emërohet Mustafa Nano Ambasador në Zvicrër, rezident, dhe Ambasador në Lihtenshtein, jorezident. /Telegrafi/