Barcelona është duke menduar që të largojë disa futbollistë dhe në krye të listës është Arda Turan.
Turku nuk është në planet e Ernesto Valverdes, ndërsa së fundmi ai ka pasur një takim me presidentin e Istanbul Basaksehir, Goksel Gumusdag.
U flit se palët kanë diskutuar mundësinë e largimit të lojtarit nga Camp Nou dhe kjo u konfirmuar nga presidenti i klubit turk.
“Ne e duam Arda [Turanin] që të bëjë histori me ne” ka thënë Gumusdag për Marca.
Mësohet se takimi ka qenë frytdhënës për të dyja palët.
Basaksehir është i gatshëm të paguajë 5 milionë euro për lojtarin që tani ka mbushur 30 vjet.
Pas ardhjes së Philippe Coutinhos, turku nuk ka më vend në klub. /Telegrafi/