Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka thënë se nuk janë të interesuar për Paulo Dybalan.
Numri 10 i Bianconerëve ishte në një udhëtim në Madrid, ku u flit se është takuar me trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, për një kalim të mundshëm në këtë klub.
“Dybala është një lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk e njoh”.
“E kam parë duke luajtur vetëm një herë kundër Real Madridit”.
“Simeone ka shpjeguar gjithçka. Janë takuar në një restorant, janë përshëndetur, vetëm kaq”.
“Nuk ka asgjë të vërtet”, ka thënë Enrique Cerezo për Fox Sports.
Dybala është përballur me shumë kritika në kohën e fundit, sidomos pas paraqitjes me Real Madridin.
Flitet që një kohë për një largim të mundshëm të tij nga Juventusi edhe pse është lojtari më i paguar në klub së bashku me Gonzalo Higuainin. /Telegrafi/