Marrëveshja e shkëmbimit mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, ku përfshiheshin emra si Antoine Griezmann dhe Saulin Niguez, mbetet temë e nxehtë në Spanjë.
Presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo, është pyetur për transferimet e mundshme të klubit fillimisht.
“Nuk jeni duke biseduar me personin e duhur”, ka thënë Cerezo me ironi.
Më vonë ai u pyet nëse tifozët e Atleticos do ta falnin Griezmann nëse ai do të ribashkohej me klubin, dhe ai u përgjigj ndërsa u largua nga intervista.
“Unë nuk besoj “, deklaroi ai.
Atletico Madridi është shpallur kampion në Spanjë në edicionin e kaluar, duke lënë pas klube si Barcelona dhe Real Madridi. /Telegrafi/