Giorgio Chiellini është ende jashtë kontratës, por trajneri Massimiliano Allegri dhe Presidenti Andrea Agnelli nuk kanë dyshime se ai do të mbetet në Juventus.
Qendërmbrojtësi italian mbush 37 vjet muaj muajin tjetër dhe është i freskët nga triumfi i Italisë në Euro 2020, ku pati paraqitje të jashtëzakonshme, sidomos në finalen e madhe kundër Anglisë.
Sidoqoftë, kontrata e tij skadoi më 30 qershor dhe agjenti i lojtarit tha javën e kaluar se ai nuk kishte marrë asnjë ofertë apo fjalë nga Juve.
“Unë fola të hënën me të, dukej qesharake të ndërpresë pushimet e tij për të nënshkruar një copë letër, duke pasur parasysh se ai ka luajtur për dy vjet pa ndërprerje”, shpjegoi Presidenti Agnelli në konferencën e tij për shtyp.
Trajneri i rikthyer Allegri gjithashtu kishte pak dyshime se Chiellini do të ishte pjesë e skuadrës së tij, duke rezervuar edhe shiritin e kapitenit për të në Torino.
“Unë kam disa lojtarë më të vjetër, veçanërisht Cristiano Ronaldo, Chiellini dhe Leonardo Bonucci, të cilëve u duhet shtuar vlera për klubin dhe të japin shembullin për lojtarët më të rinj, që t’i kuptojnë se çfarë do të thotë Juventus”, tha Allegri.
Chiellini iu bashkua Juves në vitin 2005 nga Fiorentina, duke bërë 535 paraqitje konkurruese për klubin, në të cilat ai shënoi 36 gola dhe dha 24 asistime.
Të gjitha shenjat tregojnë se ai do ta shtojë shumë më tepër këtë numër, veçanërisht me raportet që ai dëshironte një marrëveshje dy-vjeçare kështu që ai do të ishte gati për Kupën e Botës 2022 me Italinë. /Telegrafi/