Telegrafi

Presidenti i Afrikës së Jugut rrugës për në Ukrainë – përpjekje për paqe mes ukrainasve dhe rusëve

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa ka udhëtuar sot për në Poloni gjersa nesër do të shkojë në Ukrainë dhe pasnesër në Rusi si pjesë e një misioni paqësor afrikan.

Ai nesër do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev ndërsa të shtunën me presidentin rus, Vladimir Putin.

Këtë javë, shtetet kryesore afrikane theksuan nevojën për importet e grurit për të trajtuar pasigurinë ushqimore, raporton skynews.

Kjo erdhi ndërsa Putin tha të martën se Rusia po konsideronte të largohej nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi sepse dërgesat e saj të drithërave dhe plehrave ende përballen me pengesa.

Theksojmë se pakti i ndërmjetësuar mes Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, mund të përfundojë më 17 korrik.

Ndryshe, mediat e huaja raportojnë se Ramaphosa do të bisedojë me Putinin rreth samitit të vendeve të BRICS, i cili do të mbahet në Cape Town. /Telegrafi/