Presidentja e vendit, Vjosa Osmani takoi sot ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend e rajon.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend e rajon, procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend.
“Presidentja Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të fuqizuar prezencën e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/