Site icon Telegrafi

Presidenca reagon pas letrës që Kurti i shkruajti Lajçakut: Lista e delegacionit mbetet dëshirë personale asgjë më shumë

Zyra për Informim e Presidentit të Kosovës, ka reaguar pasi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka paralajmëruar ekipin negociator.

Presidenca sqaron opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar, se kryeministri në largim nuk është konsultuar me presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës i politikës së jashtme.

Në njoftim thuhet se “Kryeministri është i shkarkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është kryeministër në largim i një qeverie në largim”.

“Ai përveç që nuk është konsultuar me Presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme, me këtë qasje është duke e shkelur edhe hierarkinë kushtetuese. Kryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lexo po ashtu Kurti dhe Lajçak shkëmbejnë letra, flasin për dialogun Kosovë-Serbi dhe përbërjen e ekipit negociator nga Kosova

Më tej në njoftim thuhet se lista e delegacionit të propozuar nga kryeministri i shkarkuar mbetet një dëshirë personale e tij dhe asgjë më shumë./Telegrafi/

Exit mobile version