Site icon Telegrafi

Presidenca në bashkëpunim me “Jeta – Vita” dhuron pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Presidenca e Kosovës në bashkëpunim me OJQ “Jeta-Vita” kanë dhuruar pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit gjatë në muajin e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.

Presidentja Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është viti i tretë që dhurohen këtë pako.

“Ky muaj na rikujton rëndësinë e qëndrimit së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit, ndërgjegjësimit dhe ofrimit të mbështetjes për të gjithë ato gra që kanë nevojë të jemi me to në këtë përballje”, ka shkruar presidentja Osmani.

“Duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke ofruar mbështetje, ne avokojmë për zbulimin e hershëm dhe sigurojmë që të gjitha gratë të marrin kujdesin e merituar”, ka shkruar presidentja. /Telegrafi/

Exit mobile version