Site icon Telegrafi

Presidenca dhe Qeveria e Maqedonisë vihen në shërbim të shtabeve të krizës

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që njëherit është edhe komandat i përgjithshëm i ARM-së, ka dhënë urdhër që të gjitha kapacitetet e mundshme të vihen në ndihmë të sanimit të dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Personat përgjegjës në ARM, në bashkërendim me shtabet e krizës, tashmë kanë dërguar njësitë e tyre në vendet që konsiderohen më kritike dhe kanë filluar veprimet konkrete për të ndihmuar qytetarët.

Edhe qeveria është aktivizuar në këtë drejtim, për të ofruar mbështetjen për shtabet e krizës./Telegrafi/

Lexo po ashtu Parashikimet e motit janë zhgënjyese, Maqedoninë e presin disa ditë me të rreshura shiu
Exit mobile version