Site icon Telegrafi

Premtonte viza për në Britani, arrestohet 32-vjeçarja në Tiranë pasi përvetësoi 16,700 euro nëpërmjet mashtrimit

Policia e Shtetit ka njoftuar sot finalizimin nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë së Policisë në Tiranë të operacionit policor të koduar “Deceit”.

Sipas njoftimit të policisë, është vënë në pranga shtetasja K. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, cila administronte një agjenci turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16,700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version