Site icon Telegrafi

Premtoi se do të largohet për një kohë pas ngjarjeve dhe sulmeve ndaj Kim dhe Pete – Kanye West po pushon në një ishull

Kanye West raportohet se është duke u ‘relaksuar’ e duke e ‘qartësuar’ mendjen në një ishull, sipas mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, Fivio Foreign.

Themeluesi i “Yeezy”, 44-vjeçar, është duke u shëruar nga i gjithë stresi i shoqërisë, shkroi në Twitter artisti 32-vjeçar.

Fivio nuk ka përmendur saktësisht se ku ndodhet ish-partneri i Kim Kardashian dhe se sa kohë planifikon të qëndrojë atje, shkruan Daily Mail.

Së fundmi dy reperët kanë bashkëpunuar me Alicia Keys për këngën “City Of Gods”, e cila u publikua në muajin shkurt.

Lajmet vijnë pasi Ye është larguar nga “Coachella” më pak se dy javë përpara datave të planifikuara.

Lexo po ashtu Kanye West i premtoi Kim Kardashian se nuk do të bëjë më deklarata nxitëse në rrjete sociale dhe se do të largohet për të marrë ndihmë

Po ashtu nuk ishte shfaqur as në “Grammy” për shkak të sjelljeve dhe sulmeve të tij kundrejt ish-gruas dhe të dashurit të saj, Pete Davidson.

Kanye West (Foto: Getty Images)

Reperi thuhet se e ka marrë vetë vendimin të largohet nga eventi, i cili nis të premten e ardhshme në Empire Polo Club në Indio, Kaliforni.

Mbetet e paqartë pse miliarderi u tërhoq nga shfaqja minutën e fundit, po kjo vjen pas disa muajsh sjellje shqetësuese në internet.

Përveç në “Grammy”, stilisti muajin e kaluar u pezullua përkohësisht nga Instagrami pas talljeve me Kardashian dhe Davidson.

Kanye West (Foto: Amy Harris/Invasion/AP)

Një burim së fundmi për Page Six tha se ai është duke kërkuar për një trajtim për shkak të këtyre sjelljeve.

“Për hir të fëmijëve, Kanye i ka thënë Kimit se nuk do të bëjë ndonjë paraqitje publike apo deklarata nxitëse në rrjetet sociale dhe se do të largohet diku për t’u përmirësuar”. /Telegrafi/

Kanye West (Foto: TNS)
Exit mobile version