Telegrafi

Premierë: Zanfina Ismaili publikon klipin e ri “S’je ai mo” (Video)

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “S’je ai mo’.

Vet këngëtarja ditë më parë në një prononcim për Telegrafin, u shpreh rreth autorëve me të cilët ka bashkëpunuar për këtë këngë.

“Kënga është punuar nga Libeats, tekstin e ka shkruar Sparrow, ndërsa klipi është punuar nga M Production. Kënga është ritmike verore, me një pjesë ku ka pak repturë, ndoshta pak më e veçantë në stil”, ka treguar Zanfina për Telegrafin.

Lexo po ashtu Dashuri dhe ritëm në këngën e re të Zanfina Ismailit, këngëtarja flet rreth projektit të ri muzikor (Foto/Video)

Ndërkohë, ajo është paraqitur mjaft energjike dhe seksi në klip, duke mos anashkaluar edhe faktin që ka një trup perfekt dhe paraqitet çdo herë me stil. /Telegrafi/