Telegrafi

Premierë: Mihrije Braha publikon “Jam nxon”, shfaqet atraktive në klipin e ri (Video)

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Jam nxon”.

Në një bisedë për Telegrafin ditë më parë, këngëtarja Braha kishte shpalosur detajet e kësaj kënge të re.

“Është një këngë me tematikë verore, për muzikën dhe tekstin e së cilës është kujdesur DJ Cimi. Është një këngë ritmike, e cila shpresoj të pëlqehet nga publiku”, është shprehur Mihrije Braha për Telegrafin.

Lexo po ashtu "Jam nxanë" thotë Mihrije Braha, këngëtarja në super formë për klipin e saj të ri (Foto)

Ndërkohë, klipi duket të jetë gjithashtu mjaft “i nxehtë’, dhe në të këngëtarja vjen mjaft atraktive.

Xhirimet e klipit janë realizuar në Dhërmi, ndërsa është finalizuar si klip nga Blerdi Malushi. /Telegrafi/