Site icon Telegrafi

Premierë: Enca publikon klipin e ri “Ciao” (Video)

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Ciao”.

Në një intervistë për Telegrafin, dhënë kohë më parë, këngëtarja pati rrëfyer ekskluzivisht detajet e këtij projekti.

“Kënga është pjesë e albumit tim të dytë, që është duke u punuar me producentë të huaj dhe shqiptarë, dhe ka gati një vit që kemi dhënë forma dhe ide të ndryshme derisa arritëm përfundimtaren. Muzika dhe teksti janë nga vet unë”, kishte thënë këngëtarja për Telegrafin.

Lexo po ashtu Intervistë me Encën, rreth projektit më të ri 'Ciao'

Ndërkohë, në klipin e këngës, i cili është punuar nga Entermedia, këngëtarja shfaqet mjaft atraktive, teksa ka treguar edhe për xhirimet e kryera në Prizren me fansat, gjë e cila e bën klipin e saj edhe më të veçantë.

“S’besoj që kanë bërë shumë artistë tjerë shqiptarë një ide të tillë, e sidomos një klip me fansat në qytet. Fansat janë pjesa më e rëndësishme dhe ata që më japin shumë dashuri dhe inspirim, kështu që kam vendosur t’i përfshij në këtë klip. Dhe vet fakti që janë mbledhur mijëra njerëz në Prizren, shumë fansa të veshur me bluza me emrin tim, me portretin tim, që do të thotë se kemi një dashuri të madhe, dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e klipit”, ka thënë Enca për Telegrafin.

“Ciao” është publikuar në YouTube në kanalin zyrtar të këngëtares që menaxhohet nga VEVO, dhe duket të jetë absolutisht një nga hitet e kësaj vere. /Telegrafi/

Exit mobile version