Telegrafi

Premierë: Blero dhe Prygo lansojnë këngën “1000” me motive patriotike për 10 vjetorin e Pavarësisë (Audio)

Këngëtari Blero dhe Prygo kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë me motive patriotike, e cila është punuar me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që kremtohet më 17 shkurt të këtij viti.

“Këngën e kemi punuar unë, Prygo, Uki dhe Arsim Bunjaku, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar një reper i quajtur Tonic. Si këngë realisht është realizuar para 2-3 viteve, por nuk e kemi gjetur asnjëherë çastin e duhur për ta publikuar deri tash, pasi përkon me festën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës . I përshtate festës, dhe është kënga ime e parë me motive patriotike”, ka thënë Blero për Telegrafin.

“1000” është publikuar në YouTube në versionin audio me tekst.

Për Telegrafin, këngëtari ka treguar se së shpejti do të publikojnë edhe klipin e kësaj kënge.

“Klipin e ka realizuar një regjisor i ri me emrin Flamur Thaçi. Skenat e klipit janë xhiruar disa në Prizren, dhe disa në Brezovicë. Do të sjellë skena mjaft interesante, dhe veçantia e tij më e madhe, është se për herë të parë do të paraqitet Tara në një klip timin, ajo do të luajë dhe ka dhuruar një performancë të bukur”, ka përfunduar Blero. /Telegrafi/