Reperi i njohur shqiptar, Milot Hasangjekaj, i njohur si BigEm, ka publikuar projektin e ri.
Kënga e tij e re vjen në duet me yllin e muzikës pop folk, Genën.
“Gajle” titullohet projekti mjaft i bukur i dy artistëve.
Bergin Demaj dhe BigEm mbajnë firmën e prodhimit të këngës me Dorant Beats.
Vet artistët e kanë punuar këngën në aspektin tekstual, kurse klipi është realizuar nga Black Fish.
BigEm vjen kështu me emrin e ri me një këngë të re të fuqishme.
Kurse, edhe për Genën ky është rikthim i sukesshëm në skenën e muzikës argëtuese. /Telegrafi/