Këngëtarët Alban Skënderaj dhe Young Zerka kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Deja Vu”.
Kënga dhe teksti janë realizuar nga vet dyshja, teksa ditë më parë, Young Zerka në një prononcim për Telegrafin kishte treguar detajet e këtij bashkëpunimi.
“Projektin e kishte gati Albani fillimisht në versionin e vet, dhe iu duk që unë mund të rrija shumë mirë te ky projekt, më shumë teksti ka lidhje me fabulën e këngës, dhe meqë ishte një lloj ribashkimi, erdhi dhe ideja që ta titullojmë këngën “Deja vu””, ka thënë Young Zerka.
Klipi i këngës është mjaft veror dhe me ngjyra, duke iu përshtatur mjaft mirë tematikës së këngës.
“Për koiçidencë, klipi është xhiruar në të njëjtin lokacion ku është xhiruar edhe “24 orë”, te Gjiri i Lalëzit, por vendi dhe skenari janë pak më ndryshe këtë radhë. Kënga është me ritme vore, gjithmonë për t’iu përcjellë njerëzve pozitivitet”, ka treguar më tej Zerka.
Ana vizuale e projektit i është besuar Fullmoon Production.
Albani dhe Young Zerka kanë sjellë edhe para katër vitesh një bashkëpunim të titulluar “24 orë”, i cili gjithashtu ishte pritur shumë mirë në atë kohë nga publiku. /Telegrafi/