Site icon Telegrafi

Premierë: Adrian Gaxha dhe Ronela Hajati publikojnë bashkëpunimin e ri “Ka je 2x” (Video)

Adrian Gaxha dhe Ronela Hajati kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri “Ka je 2x”.

Kënga e re është punuar në studion “Brick Records”, gjersa tekstin e kanë shkruar së bashku Adriani me Ronelën.

Në një intervistë për Telegrafin, dyshja kanë shpalosur detajet e këtij bashkëpunimi shumë interesant, që pritet të jetë ndër hitet e verës 2017.

“Ideja lindi para disa muajsh, kisha dëshirë të kem një mysafire një këngëtare femër, dhe meqenëse kënga ishte ‘reggeaton’, këngëtarja e parë që më ra ndër mend ishte Ronela, sepse definitivisht për këtë stil është numër një.”, ishte shprehur Adrian Gaxha për Telegrafin.

Lexo po ashtu Intervistë me Adrian Gaxhën dhe Ronela Hajatin rreth klipit të tyre të ri 'Ka je 2x'

Ndërsa, Ronela e cila është mysafire në këtë këngë, kishte treguar se e kishte pranuar ftesën me kënaqësi për këtë bashkëpunim.

“Në fakt, Adriani ishte ai cili më propozoi për bashkëpunim, dhe pasi e dëgjova edhe këngën pranova menjëherë, duke qenë se edhe ideja dhe kënga janë tepër interesante. Kënga është verore si dhe stina në të cilën jemi, absolutisht që flet për dashurinë, plus ka një klip tepër të bukur”, kishte thënë Ronela Hajati për Telegrafin.

Klipi i këngës është xhiruar në Bullgari, ndërsa mësohet se kostoja e tij është vërtetë e lartë. Për Telegrafin, Adrian Gaxha ka zbuluar se ky klip është një nga më të shtrenjtit të realizuar ndonjëherë në Estradën Shqiptare.

“Ka je 2x” është punuar nga produksioni kosovar Entermedia. /Telegrafi/

Exit mobile version