Telegrafi

Premiera të mëdha në “Belgrade Auto Show” (Foto)

Të enjten në Beograd, është bërë hapja e panairit më të madh në rajon për vetura, “Belgrade Auto Show 2015”, ku modelet e tyre i kanë prezantuar disa nga prodhuesit më të mëdhenj të veturave në Botë.

Falë bashkëpunimit me kompaninë e mirënjohur kosovare, “Auto Mita”, e cila është përfaqësuese e disa markave të ndryshme të veturave, si Renault, Dacia, Marcedes, tani së fundi edhe të Nissan, në hapjen e këtij panairi, i cili fillimisht është bërë vetëm për medie, ishte i pranishëm edhe Telegrafi.

Pothuajse të gjitha kompanitë botërore të veturave kanë pasur premierat e tyre të veturave, por vëmendjen më të madhe kanë tërhequr Renault, e cila në këtë panair, si premierë botërore ka prezantuar dy modele, përkatësisht Kadjari-in dhe Espace.

Por, edhe tri premierat e gjigantit gjerman, Mercedes, përkatësisht modeli super-sportiv Mercedes AMG GT S, Maybach dhe S-Class Coupe.

Renault Kadjar
Renault Kadjar ndan shumë komponente me modelin e veturave Nissan Qashqai, kjo në saje të bashkëpunimit mes Renault dhe Nissanit.

Kadjar për herë të parë është prezantuar në panairin e automobilave në Gjenevë të Zvicrës.

Kjo llojë veture është paksa më e madh se Qashqai, përkatësisht është 4.45 metra i gjatë, 1.84 metra i gjerë dhe 1.6 i lartë. Ndërsa ka një gepek prej 42 litrash, përkatësisht 472 litra me ulëset.

Kadjar bën pjesë në segmentin C të veturave ‘Crossover”. Bëhet fjalë për një model inovativ dhe tejet atraktiv, me një stil të jashtëm fluid dhe atletik, derisa pjesa e brendshme përveç që është sportive, është edhe tejet e rafinuar, ku janë përdorur materiale të kualitetit të lartë.

Posedon motorin 1.5 litërsh me naftë, i cili është modeli më ekonomik. Harxhimet e modelit ekonomik llogariten të jenë rreth 3.8 litra për 100 kilometra, ndërsa rëndësi të veçantë i kanë kushtuar emetimit sa më të vogël të gazrave, përkatësisht emeton vetëm CO2 prej 99g/km.

Vlen të theksohet se emri i modelit Kadjar është bazuar në dy fjalë: Kad është frymëzuar nga kuadrat që përfaqësojnë udhëtimet në çdo vend me automobil 4×4, dhe Jar na dërgon te fjalia frënge “jaillir”, përkatësisht gatishmërinë për çdo rast të papritur.

Renalult Espace
Premiera tjetër e gjigantit francez ,Renault, ishte modeli Espace. Ky lloj modeli i veturës edhe në të kaluarën, ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në treg, në saje të hapësirës së madhe që ofron, nivelit më të lartë të sigurisë si dhe harxhimet e minimale.

Por, tek modeli i fundit i Espace shohim një dizajn edhe më atraktiv, me linja të përkryera të pamjes së jashtme.

Brendësia e tij komode dhe i këndshëm për sy, u ofron hapësirë të rehatshme të gjithëve pasagjerëve, i cili në modelin e fundit bëhet fjalë për shtatë pasagjerë.
Vlen të theksohet se është pajisur me pajisje të teknologjisë më të fundit, si dhe shumë risive tjera të cilat ia vlen të provohen.

Motori i tij është ai Energy 160 EDC me teknologji Twin Turbo 1.6 litërsh dhe 160 kuaj fuqi. Por, jo vetëm me Energy 160 EDC, por kemi Espace me motor Energy DCI 130, 1.6 litërsh me 130 kuaj fuqi dhe Energy TCe 200 EDC 1.6 litërsh me 200 kuaj fuqi.

Mercedes Benz
Si duket gjiganti gjerman ishte përkujdesur të sjell në panair veturën më joshëse, përkatësisht makina që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e të pranishme në panairin e automobilave në stendën gjermane, ishte modeli më i fundit sportiv – Mercedes-AMG GT. Kjo e fundit ilustron më së miri sloganin e këtij viti të Mercedes-Benz, “Ndiqni kampionin”.

Kjo veturë super e fuqishme kishte motorin 4.0-litre V8 biturbo dhe 510 kuaj fuqi. AMG GT dallohej edhe për nga shpejtësia, e cila arrinte deri në 310 km/h, kurse përshpejtimin nga 0-100 km/h, e arrinte vetëm për 3.8 sekonda.

Përkundër kësaj fuqie sikur të makinave garuese të Formula 1, binin në sy harxhimet e tij të cilit mesatarisht ishin vetëm 9.6 litra për 100 kilometra të kaluara. Vlen të theksohet se çmimi i tij në treg sillej rreth 140 mijë euro.

Para adhuruesve të automobilave u prezantua modeli i avancuar i familjes Maybach, të cilin për dekada e vozisin shumë politikanëve dhe anëtarë të familjeve mbretërore anembanë botës.

Ky model paraqet një kombinim të Mercedes-Benz S-Class dhe sofistikimit që sjellë Maybach.

Motori i tij V12 biturbo ofron 530 kuaj fuqi. Shpejtësia e tij maksimale është 250 km/h, kurse shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin vetëm për pesë sekonda.

Harxhimet mesatare të këtij modeli të gjigantit gjerman arrin rreth 9 litra për 100 kilometra të kaluara.