Telegrafi

Premiera botërore e Mercedes-Benz GLC (Video)

Me modelin e ri GLC, Mercedes-Benz do të prezantojë zyrtarisht gjeneratën e dytë të veturave SUV të klasës së mesme.

GLC posedon karakteristika off-road të paraardhësit të tij dhe i kombinon ato me një dizajn krejtësisht të ri.

Në videon, të cilën kompania e ka lansuar dje, shihet koncepti i ri që zëvendëson modelin GLK, por po ashtu shihen edhe detajet e papublikuara deri tani të kabinës së brendshme, transmeton Koha.net. Po ashtu tregohen dritat e përparme dhe të pasme teksa vetura kalon në rrugë me baltë.

Sa i përket motorit, modeli i ri do të ketë motorin e C-Class W205, që dihet se do të jetë 19 për qind më kursyes se modeli i fundit GLK. Mercedes-Benz GLC do të ketë sistem 4MATIC që tërheqë me të gjitha rrotat.

Besohet se më vonë modelit GLC do t’i vijë edhe versioni AMG, që do të ketë motor twin-turbo V8 4.0-litër. Mercedesi do ta zgjerojë linjën GLC edhe me një version “coupe” gjatë vitit të ardhshëm për të rivalizuar modelin BMW X4.

Ndiqni live premierën botërore të modelit të ri Mercedes-Benz GLC drejtpërdrejtë nga Shtutgart, në orën 17:00.