Site icon Telegrafi

Premier Liga e milionave: 10 shembuj se si klubet angleze nuk e kanë idenë e vlerës reale të lojtarëve që i blejnë

Foto: marca

Liga Premier do të fillojë në fundjavë me klubet angleze që e kanë shfrytëzuar afatin kalimtar veror për tu përforcuar.

Shumë blerje, por edhe shumë shifra të fryra për blerjen e lojtarëve.

Për të pestën verë me radhë klubet angleze kanë kaluar shifrën e 1 miliard eurove për transferime, ndërsa aktualisht është 1.101 miliard euro me Liverpoolin që i prin listës së lartë të shpenzimeve.

Nëse vendos të vlerësosh blerjet, e sheh që shumë blerje janë të qëlluara, por shifra për blerjen e tyre është e ekzagjeruar.

Marca ka zgjedhur 10 blerjet më shifrën më të fryra.

Nuk mungon portieri Alisson Becker që erdhi nga Roma te Liverpool për 75 milionë euro.

Aty janë edhe blerjet e Richarlison dhe Fred që po konsiderohen të ekzagjeruara.

I fundit që ka çmendur spanjollët është kolumbiani Jefferson Lerma i Levnates i cili  pritet të prezantohet te Bournemouth për 30 milionë euro./Telegrafi/

Jefferson Lerma (30 milionë euro)

Richarlison (56 milionë euro)

Alisson Becker (75 milionë euro)

Jannik Vestergaard (25 milionë euro)

Fred (59 milionë euro)

Lucas Digne (20 milionë euro)

James Maddison (25 milionë euro)

Mohamed Elyounoussi (18 milionë euro)

Diego Rico (15 milionë euro)

Terence Kongolo (20 milionë euro)

 

Exit mobile version