Site icon Telegrafi

“I preku flokët rreth njëqind herë gjatë ndeshjes” – Kenan Yildiz befason edhe Allegrin me veprimin

Kenan Yildiz bëri debutimin e tij në Serie A për Juventusin mbrëmë, por pas një kritike shumë të veçantë nga Max Allegri, ai i është bindur trajnerit të tij duke i prerë flokët.

18-vjeçari prej disa kohësh emocionon fansat e Bianconerëve me paraqitjet e tij për ekipin e të rinjve.

I lindur dhe i rritur në Gjermani, por duke luajtur futbollin e tij ndërkombëtar në nivelin U-21 për Turqinë, Yildiz kaloi në akademinë e Bayern Munich përpara se të transferohej te Juve në verën e vitit 2022.

Lexo po ashtu Juventusi e nis furishëm - fitore bindëse ndaj Udineses si mysafir

Ai tashmë është promovuar në skuadrën e parë dhe bëri debutimin e tij si zëvendësues në fitoren e mbrëmshme 3-0 si mysafir ndaj Udineses.

Megjithatë, kur Allegri komentoi performancën e tij në një konferencë për shtyp, ai bëri një kërkesë specifike.

“Ai duhet t’i presë flokët nesër, sepse i preku flokët rreth njëqind herë. Përveç kësaj, ai është një djalë me shumë cilësi”, kishte thënë trajneri i Zonjës së Vjetër.

Lexo po ashtu Allegri tregon vendimin e marrë për Chiesan, ia ndryshon pozitën talentit italian

Yildiz nuk kishte nevojë t’i thoshte dy herë dhe sot tregoi në rrjetet sociale se kishte prerë flokët.

Nuk është hera e parë që Allegri ankohet për modelin e flokëve të lojtarëve të tij të rinj, pasi kishte këshilla të ngjashme për Matias Soule. /Telegrafi/

Exit mobile version