Ahmad është një refugjat sirian, i cili ashtu si shumë të tjerë iu largua luftës në vendin e tij, për t’u nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Atij iu desh të priste thuajse dy muaj, përpara se trafikantët ta mbyllnin në pjesën e pasme të një kamioni, ku pas një udhëtimi prej 15 orësh, më në fund mbërriti në Angli.
Ahmad filmoi momentet e udhëtimit të tij, ndërsa gjendej i fshehur në kamion.
Ndërkohë, pak kohë më pas, ai arriti të siguronte të drejtën e azilit në Mbretërinë e Bashkuar, ç’ka i dha të drejtën të tërhiqte aty edhe familjen e tij, bashkë me të bijën, të cilën nuk kishte mundur ta takonte asnjëherë më parë.
Udhëtimi i tij është pjesë e një serie dokumentarësh që rrjeti televiziv Britanik BBC, ka realizuar për eksodin e refugjatëve drejt Evropës. /Telegrafi/