Me rastin e lojës së Super Kupës së UEFA-së, që do të luhet më 8 gusht në stadiumin ‘Telekom Arena’ në Shkup, prej nesër do të vendoset rend i ri për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve pranë stadiumit.
Nga Ministria e punëve të brendshme njoftuan se prej nesër, nga ora 8:00, e deri në përfundimin e lojës, gjegjësisht më 9 gusht nga pika e udhëkryqit ndërmjet rrugëve ‘Aminta i Tretë’ (ish’Leninova’) dhe ‘Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot’ do të mund të kalojnë vetëm persona dhe automjete që kanë akreditim përkatës nga organizuesi i lojës – UEFA, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Poashtu, gjatë ditë së lojë, në varësi prej intensitetit të komunikacionit, nuk përjashtohet mundësia për ndalimin e komunikacionit edhe në bulevardin ‘Ilinden’ nga pika e ndërtesës së Qeverisë së RM deri te udhëkryqi me rrugën ‘Ruzvelltova’.
Përndryshe, të martën (8 gusht) luhet Superkupa e UEFA-s në Shkup, mes Real Madridit dhe Manchester United. /Telegrafi/