Telegrafi

Prej Kosove, lëshohu n’Jug për ujë të kristaltë e pamje unike nga lart

Në këtë sezon të verës të karakterizuar me temperatura të larta e dëshirë të madhe për freskinë e rivierës shqiptare, mos hezitoni dhe lëshohuni n’Jug! Po pra, hipni veturës me familje apo shoqëri e lëshohuni në drejtim të jugut të Shqipërisë së madhërishme, ku mes detit e diellit nuk ka vetëm qiell, por edhe vizitorë që në vend të pushimit e zgjedhin aventurën e fluturimit plot adrenalinë për t’i dhuruar kuptim të plotë fjalisë “lëshohu n’Jug”.

Përpos zhytjes e freskimit në ujin e kristaltë të bregdetit shqiptar, është operatori turistik SkySports.al që në mesin e shumë aktiviteteve që i ofron, mundëson edhe lëshimin n’Jug me paraglajd nga zona panoramike e Llogarasë mbi plazhin e kristaltë të Palasës së Shqipërisë.

Çka është paraglajdi dhe si ofrohet në jug të Shqipërisë nga Skysports.al?

Paraglajdi është aktivitet ku ju niseni nga toka duke vrapuar dhe pastaj filloni të fluturoni në ajër me ndihmën e parashutës. Paraglajdi ofron eksperiencë të paharrueshme, e në veçanti kur nga pikëpamja e shqiponjës e shihni tokën e detin magjepsës të plazhit të Palasës.

Ekipi i Telegrafit ka vizituar operatorin turistik SkySports.al për ta përjetuar aktivitetin e paraglajdit.

Mikpritja vëllazërore, shërbimi bashkëkohor ndaj klientit dhe standardi i lartë i profesionalizmit janë karakteristikat çfarë e veçojnë këtë kompani dhe e fusin në mesin e liderëve turistikë të Shqipërisë.

Lëshimi n’Jug me paraglajd është një mënyrë e sigurt për të krijuar kujtim të paharrueshëm dhe emocion të papërshkrueshëm.

Xhonatan Islami e Silian Zani janë vetëm dy prej djelmoshave të cilët janë të certifikuar ndërkombëtarisht dhe kanë mbi 5 vite përvojë në fushën e pilotimit tandem të paraglajdit, e të cilët sigurohen që ju të kaloni sa më mirë.

Përveç paraglajdit, operatori turistik ofron edhe një sërë aktivitetesh tjera duke përfshirë waterski, speed boat, ringo by boat, scuba diving, bannana by boat, etj.

Për të kontaktuar me SkySports.al që ta rezervoni fluturimin e paharrueshëm për ju dhe për të marrë më shumë informacione, kontaktoni në:

Facebook: Skysports.al – Paragliding in Albania
Instagram: Skysportsalbania
Web: www.skysports.al
E-mail: info@skysports.al
Nr. Tel: +355 68 200 1900