Telegrafi

Prej 10 vitesh janë bashkë, por Orinda tani fillon të ndjekë burrin e saj Turin në Instagram (Foto)

Këngëtarja e njohura Orinda Huta dhe prezantuesi Turjan Hyska kanë plot 10 vite që janë në lidhje.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në datën 27 korrik të këtij viti, në një dasmë madhështore në Tiranë.

Lexo po ashtu Çorape dhe taka, tendenca që 'sfidon' Orinda Huta (Foto)

Ata janë shumë të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e tyre.

Por mesa duket një detaj i pa vënë re, është se dyshja nuk kanë qenë gjatë gjithë kohës në ndjekje të njëri-tjetrit.

Këtë më së miri e vërteton një fotografi e publikuar Turjan Hyska së fundmi në InstaStory, ku tregon se tek tani bashkëshortja e tij Orinda ia ka bërë “Follow”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Uauu çfarë emocioni”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka lënë shumë të habitur fansat.

Me siguri kjo mos-ndjekje ka qenë për një periudhë të shkurtër, pasi do ishte e vështirë të thuash për një çift që janë prej një dekade bashkë, që nuk ndjekin njëri-tjetrin. /Telegrafi/