Telegrafi

Predha ukrainase bie pranë ushtarëve rusë, publikohen pamjet e këtij momenti

Forcat ukrainase po vazhdojnë me operacionet ushtarake kundër rusëve, që çdo ditë e më shumë po pësojnë humbje.

E këtë gjë më së miri e shpjegojnë sulmet e fundit, ku forcat ruse raportohet se çdo ditë po humbin qindra ushtarë në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.

Një prej këtyre sulmeve është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se si predha e ushtrisë ukrainase bie pranë ushtarëve rusë që po qëndronin pranë një kamioni ushtarak.

Lexo po ashtu Rusët granatojnë ndërtesat kolektive në Kharkiv, vriten gjashtë civilë dhe 16 tjerë plagosen

Videoja është realizuar në pjesën lindore të Ukrainës, ku rusët po shfrytëzojnë zonat malore dhe shtëpitë e civilëve si strehë dhe maskim.

Megjithatë edhe kjo metodë nuk po i ndihmon rusëve, pasi dronët ukrainas tërë kohën po i vëzhgojnë dhe sulmojnë.

Në momentin që ushtarët rusë dukeshin se po bartnin diçka nga kamioni, një predhë bie pranë tyre – duke i alarmuar dhe i detyruar të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/