Telegrafi

Predha e lëshuar nga droni, bie pothuajse “mbi kokën” e ushtarit rus – mbetet i vdekur në vend

Ushtria ukrainase dita-ditës po dëshmohet se është “arrë e fortë” për ushtrinë e Vladimir Putinit.

Këtë më së miri e dëshmojnë sukseset e ushtrisë ukrainase në fushëbetejë, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Madje Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar pamjet nga droni, kur një ushtar rus e pëson keq nga predha që i bie pothuajse mbi kokë.

Gjithçka po filmohej nga ajri, dhe në një moment një ushtar rus që po ecte në një zonë të gjelbëruar mbetet i vdekur në vend, kur predha lëshohet nga droni dhe përfundon pak centimetra larg tij.

E një ushtarë tjetër rus që ishte jo larg bashkëluftëtarit nuk lëvizë fare, duke nxitur dyshime se edhe ai mund të jetë vrarë në këtë sulm të mirë organizuar.

Sulme të ngjashme çdo ditë i publikon ushtria ukrainase, për të cilat thonë se janë operacione që zhvillohen në kuadër të kundërofensivës së filluar një muaj më parë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=crmmYXIwmg0&ab_channel=Espreso.TV