Ushtria ukrainase ka arritur ta hedhë sistemin raketor rus në fushëbetejë.
Pamjet nga ajri shfaqin momentin kur sistemi raketor i Kremlinit goditet nga predha anti-tank, ku nga shpërthimi i fuqishëm ngritet në qiell një “top i madh i zjarrtë”, transmeton Telegrafi.
Goditja ishte aq precize sa që në asnjë mënyrë nuk kishte gjasë t’i mbijetojë. E sulme të ngjashme ukrainasit po realizojnë pothuajse çdo ditë.
Në Bakhmut së fundmi kanë arritur të rrëzojnë helikopterë, dronë e pajisje tjera ushtarake të rusëve.
Këto sulme ndaj rusëve vazhdimisht i publikojnë në rrjetet sociale, për ta dëshmuar të kundërtën e asaj çfarë thotë Putini se nuk po pësojnë humbje.
Kujtojmë se nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kremlini ka refuzuar vazhdimisht të zbulojë numrin e ushtarëve të vrarë dhe atyre që janë plagosur. /Telegrafi/