Telegrafi

Prapaskenat e ndeshjes Feronikeli-Milan: Stadiumi i zbrazët, dashuria për Maldinin dhe Baresin, inati i Piatek me mbrojtësit dhe dhurata e tij për një fëmijë, tifozi në fushë dhe shtylla e Rexhës

Ndeshja mes Milanit  dhe Feronikelit, dështoi për nga numri i tifozëve, por sa i përket spektaklit dhe seriozitetit të klubit italian, gjithçka ishte në nivelin më të lartë.

Rrugët që dërgonin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk ishin të mbushura si kur luan Kosova dhe vërehej që numri i tifozëve nuk ishte i madh.

Por ata që ishin, ishin përgatitur në maksimum, me fanella dhe shalle, ishin nisur për të parë, për shumë prej tyre për herë të parë.

Milani qëndroi për 12 orë në Kosovë, fitoi 2-0 dhe dhuroi shumë dashuri.

Telegrafi ka zgjedhur disa prej momenteve më pikante të kësaj ndeshje që ishte miqësore.

Pak tifozë

Dyert e stadiumit ishin hapur disa orë para ndeshjes,  por interesimi ishte i vogël. Dikur mbi 4 mijë tifozë ishin në stadium.

Duartrokitje për lojtarët

Me tu futur në fushë lojtarët e Milanit, tifozët u ngritën në këbmë dhe i duartrokit. Me këmbë dhe duke i thirrur emrat e tyre, u krijua një lidhje e mirë mes tyre, pasi edhe lojtarët nuk hezitonin të përshëndetnin.

Maldinat vs Lladrovcët

Në fushë ishin një Maldin dhe nje Lladrvoc në triubina po ashtu. Lapidari luajti kundër Daniel.

Në anën tjetër Paulo Maldini ishte ulur krah për krah me Ramiz Lladrovic, kryetarin e Komunës së Drenasit dhe fansi numër një i klubit.

Milani e tregoi vetën në pjesën e parë

Se kishim të bënim me një klub profesionist tregon edhe qasje e skaudrën në minutat e para të ndeshjes. Kuqezinjtë luanin në sulm, ndërsa Feronikeli kishte problem të dilte para.

Reagimi i trajnerit Dejan Vukicevic

Një ndërhyrje e Lucas Bilglias ndaj një lojtari të Feronikelit bëri që trajneri malazez të ngrihej në këmbë dhe të reagojë. Pasoi kartoni i verdhë argjentinasin.

Goli i Susos dhe festa në tribuna

Milani natyrisht e dominoi ndeshjen dhe goli erdhi në mesin e pjesës së parë. Gol i bukur nga Suso që shënoi nga gjuajtja e lirë. Tifozët u ngritën në këmbë dhe festuan gjatë.

Fjalët e Piatek me gjyqtarin dhe goditja ndaj Astrit Thaqit

Në pjesën e dytë trajneri Giampalo e ndërroi të gjithë formacionin. Në fushë u fut edhe Piatek . Ai shënoi gol, por që u anulua nga anësori. Kjo nuk i pëlqeu që debatoi për disa sekonda. Ai polaku e pati edhe një situatë me mbrojtësin Astrit Thaqi.

Thirrjet: Drenas, Drenas

Tifozët e Milanit shpesh e brohoritnin emrin e ekipit të tyre. Kjo bër që shumë tifozë nga Drenasi të ngrihen në këmbë dhe të thërrsin disa herë emrin e qytetit të tyre.

Shtylla e Feronikelit

Momenti më i mirë për ekipin tonë ishte minuta e 75-të kur qëlloi shtyllën Kastriot Rexha. Tentimi i tij bëri që tifozët ta duartrokasin për disa minuta.

Fishekzjarre në tribuna

Tifozët e Milanit nga Kosova dhe Shqipëria ishin të pransihëm pas portës. Ata ndezën edhe fishekzjarr gjatë ndeshjes.

Tifozi në fushë

Një tifoz pas ndeshjes u fut në fushë, por sigurimi ishte i shpejtë dhe e ndaloi. Disa të tjerë tentuar, por sigurimi ishte në nivelin më të lartë dhe nuk u lejuan të futen në fushë.

Piatek dhe djaloshi

Krzysztof Piatek ishte pa dyshim ndër lojtarët që ra në sy më shumë në këtë në takim. Ai pas ndeshjes edhe pse kishte oferta të shumta që të shkëmbente fanellën me lojtarët e Feronikelit, ai ia kishte premtuar një fëmijës, që natyrisht e gëzoi pas ndeshjes.

Njëjtë veproi edhe Antonio Donnarumma, që ia dha fanellën një fëmije.

Dashuria për Maldinin dhe Baresin

Ky Milan aktual mund të mos ketë emra të mëdhenj, por lojtarit ishin shumë të edukuar gjatë gjithë qëndrimi në Kosovë. Ata bën shumë foto dhe nuk e refuzonin asnjë.

Pas ndeshjes shumë tifozë të Milanit jashtë stadiumit u takuan edhe me legjendat Paolo Maldini dhe Franco Baresi, të cilët natyrisht bën disa foto. /Telegrafi/