Telegrafi

Prapaskena interesante nga xhirimet e klipit “Duqa mi duqa” të MC Kreshës dhe Lyrical Son (Video)

Reperët e labelit PINT, MC kresha dhe Lyrical Son ka pak kohë që kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Duqa mi duqa” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është pritur shumë mirë nga fansat.

Dyshja e sollën këtë projekt së bashku me një klip mjaft të veçantë, të punuar nga produksioni Pinkmoon.

Interesante duket të kenë qenë edhe prapaskenat e xhirimeve, ku regjisorët janë detyruar që të orientojnë kafshët që kanë qenë pjesë e klipit, që të drejtohen kah kamera.

Një video e publikuar nga vet artistët në rrjetin social Instagram, e tregon më së miri këtë moment.

Ndërkohë, në një video tjetër që ata kanë publikuar pak minuta më vonë, PINT shfaqen mjaft të hareshëm së bashku me produksionin në prapaskenë, teksa shijojnë muzikën me kasetë.

“Duqa mi duqa” është një prej këngëve më të reja të albumit “United States of Albania”. /Telegrafi/