Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas mosarritjes për ta fituar titullin e Ligës Premier, por ka premtuar se skuadra do të kthehet në sezonin e ardhshëm për t’u përpjekur sërish.
Redsat dështuan për vetëm një pikë prapa Manchester Cityt që e mbrojti titullin e kampionit të Anglisë.
“Jam shumë krenar me këtë skuadër, është një ekip shumë i veçantë dhe jam krenar që jam pjesë tij. Kemi një finale të madhe përpara”.
“Duhet të jemi krenarë, por urime për Cityn dhe shpresoj t’i sfidojmë në sezonin e ardhshëm. Vuajtëm paksa sot, jemi qenie njerëzore dhe do të na qëndrojë në kokë për një kohë, nuk mund ta mohojmë”.
“Pas një dite dhe një jave plot tension, mund të krenohemi me veten. City ka qenë i jashtëzakonshëm, por të tillë ishim edhe ne. Do të angazhohemi shumë sërish dhe me shpresë do të përpiqemi t’ia dalim”, ka thënë qendërmbrojtësi i Liverpoolit. /Telegrafi/