Telegrafi

Pranon Sarri: Ronaldo nuk është në formë, do të shqetësohesha nëse nuk do të mërzitej

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Zëvendësimi i Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Milanit është bërë sensacion në mediat sportive, prandaj trajneri Maurizio Sarri është dashur ta sqarojë disa herë vendimin e tij.

Superylli i Juventusit ia lëshoi vendin Paulo Dybalas në minutën e 55-të, ndërsa më pas sulmuesi argjentinas e shënoi golin e fitores për Zonjën e Vjetër.

Reagimi i 34-vjeçarit në momentin e zëvendësimit e bëri të qartë se ishte shumë i pakënaqur me këtë vendim të trajnerit, por Sarri ka thënë se CR7 nuk është në formën e tij më të mirë dhe se reagimi i tij është diçka normale.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, transmetuar nga për Sky Sport Italia, trajneri ka thënë se sulmuesi nuk ishte në gjendje të mirë fizike dhe se kishte sakrifikuar që të luante ndaj Rossonerëve.

Lexo po ashtu Ndodhi për të dytën herë: Sarri zëvendëson Ronaldon - portugezi niset drejt zhveshtores i nervozuar

“Ai bëri gjithçka që është e mundshme që të luante, por e pashë se nuk ishte mirë dhe mendova se veprimi më i mirë ishte që ta largoja. Është natyrshme që një lojtar do të irritohet nëse largohet nga fusha, sidomos nëse është angazhuar aq shumë për të qenë aty”.

“(Problemi me gjurin) po ndikon në paraqitjet e tij dhe aktualisht nuk është në formën më të mirë. Të gjithë lojtarët që japin më të mirën do të kenë së paku pesë minuta pakënaqësie kur zëvendësohen, por një trajner duhet të shqetësohet më shumë në rast se ai nuk duket i mërzitur”, ka deklaruar Sarri. /Telegrafi/

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)