Në Maqedoni ekziston një prag elektoral prej +/- 5% të votave që partitë të sigurojnë vend në Kuvendin e Maqedonisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka Aleksandar Çiçakovski ka thënë se ky prag e rrezikon të drejtën e qytetarëve që të kenë votë të barabartë në të gjithë njësitë zgjedhore.
”Pragu elektoral prej +/- 5% definitivisht vëndon në pikpytje të drejtën e votës tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë” tha sot
Çiçakovski në mbledhjen e përbashkët të KSZH-së me Agjencinë shtetërore për media audio dhe audiovizuele.
Sipas ligjit për zgjdhje çdo njësi zgjedhore mund të ketë 3% më shumë a më pak votues kurse në njësinë zgjedhore numër gjashtë ka 5.28% më shumë votues se sa është e shënuar në ligjin për zgjedhje, apo gjithsejt ka 31.721 votues./Telegrafi/