Telegrafi

Pozicionimi i skuadrave në vazo për shortin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/2024

(Foto: UEFA)

Manchester City është shpallur fitues i Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/2023, pas triumfit ndaj Interit (1-0) në finalen e Stambollit që u zhvillua të shtunën mbrëma (10 qershor) në Stadiumin Olimpik Ataturk.

Pas finales janë përcaktuar përbërjet e vazove për shortin e fazës grupore për edicionin e ri, 2023/2024.

Si skuadra fituese, City do të përfshihet në vazon 1 së bashku me Sevillan që e fitoi Ligën e Evropës (kundër Romës). Pjesa tjetër përbëhet nga kampionët e gjashtë ligave më të mira, përfshirë edhe Feyenoordin, meqë fituesi i Eredivisie është promovuar nga vazo 3 pasi ka një vend të lirë për shkak se Citizens fituan edhe Ligën Premier.


VAZO 1

Manchester City
Sevilla
Barcelona
Napoli
Bayern Munich
Paris Saint-Germain
Benfica
Feyenoord


Vazot nga 2 deri në 4 janë ndërtuar duke u bazuar në rezultatin e koeficientit pesëvjeçar të UEFA-s, me Newcastle United të vendosur në vazon 4, pasi do të jetë sezoni i parë evropian pas 11 sezonesh. Kjo do të thotë se skuadra anglez mund të përballet me një rikthim të vështirë në Ligën e Kampionëve në një grup kundër, për shembull, Bayern Munichut, Real Madridit dhe Milanit.


VAZO 2

Real Madrid
Manchester United
Inter Milan
Borussia Dortmund
Atletico Madrid
RB Leipzig
FC Porto
Arsenal


Pesë skuadra janë të sigurta në vazon 3, derisa tri klubet e mbetura do të mësohen pas përfundimit të procesit kualifikues. Real Sociedadi, Celticu dhe Newcastle, janë skuadrat e vetme tashmë të kualifikuara që nuk e dinë vazon e tyre – që mund të jetë 3 ose 4 – megjithëse vetëm ekipi spanjoll ka gjasa reale për të qenë në vazon 3.

Lexo po ashtu Në katër vite, katër finalet e Ligës së Kampionëve me rezultate që pak kush mund t’i ketë parashikuar

VAZO 3

Shakhtar Donetsk
FC Salzburg
AC Milan
Lazio
Crvena Zvezda
Dinamo Zagreb
Braga
Rangers


Dy skuadra me koeficientin më të ulët janë sigurt në vazon 4 për shortin e edicionit të ri të garës më të madhe evropiane për klube, njofton ESPN.

Lexo po ashtu Renditen top 10 golat e sezonit në Ligën e Kampionëve nga UEFA

VAZO 4

Union Berlin
Lens
Celtic
Newcastle United
Real Sociedad
FC Copenhagen
Young Boys
Galatasaray


Kualifikimet për Ligën e Kampionëve do të fillojnë me fazën preliminare më 27 qershor, ndërsa ndeshjet e ‘play-off-it’ final do të zhvillohen më 29 dhe 30 gusht.

Shorti për fazën grupore do të mbahet më 31 gusht (e premte), ndërsa ndeshjet e para grupore janë caktuar për 19 dhe 20 shtator.

Lexo po ashtu UEFA publikon formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve - befasia nis nga porta

Një ekip nga secila vazo do të përfshihet në një grup. Skuadrat nga e njëjta federatë nuk mund të përfshihen në të njëjtin grup.

Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/2024 do të mbahet në stadiumin Wembley më 1 qershor 2024 (e shtunë). /Telegrafi/