Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është mjaft aktive dhe ndan me fansat postime të ndryshme.
Në Instagramin e saj, ku ndiqet nga mbi një milion njerëz, nuk mungojnë as imazhet provokuese.
Disa të tilla i ka ndarë së fundmi, gjersa në këtë mes ka paralajmëruar edhe këngën e re.
Zeshkania ka shfaqur linjat trupore atraktive në pozat e reja nga një makinë, e veshur më sportive.
“Sot i kam fshirë lotët, nisi një jetë e re”, tha fillimisht 27-vjeçarja.
“Faleminderit për tre milionë. Kënga e re vjen së shpejti”, shtoi tutje krijuesja e hitit “All Night”.
E njëjta vetëm pak ditë më parë solli këngën e re të titulluar “Mere” që u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.
Ajo po vazhdon të jetë e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/