Rina Balaj së shpejti do të vijë me projektin e ri muzikor, të cilin e ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale.
Në bazë të asaj që shkruan në Instagram, kënga e re do të titullohet “Ilegal”.
Paralajmërimin e saj, Rina e ka shoqëruar me disa poza atraktive të realizuara në krevat.
Edhe në profilin e producentëve të njohur, ZzapnChriss shkruan se projekti i ri do të vijë së shpejti.
“Vjen së shpejti. Ilegal. Rina Balaj”, shkruan në postimin e autorëve të shumë hiteve, të cilët qëndrojnë edhe prapa këtij projekti.
Bashkëpunimi me reperin e njohur anglez, K-Koke, është kënga më e fundit e lansuar nga Rina.
Videoklipi i këngës ” “Down On Me” u lansua më 7 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 4.3 milionë shikime në YouTube.
Një tjetër duet, ajo kishte lansuar në nëntorin e kaluar duke bashkëpunuar me Fuegon në këngën “Fly”. /Telegrafi/