Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka publikuar projektin më të ri të saj para pak ditësh.
Në regji të Alban Selimajt, ky projekt erdhi me videoklip ekstravagant.
Muzika është prodhuar nga Cricket, producenti i njohur i cili realizoi hitet e reperes.
Ndërkaq, suksesi i projektit hip hop u pa qysh në ditët e para, pasi tashmë për katër ditë projekti arriti katër milionë klikime.
Tayna ka parlajmëruar se shumë shpejt mund të lansojë edhe bashkëpunime.
Ajo në një prononcim së fundmi tha se ka gati bashkëpuntorin e saj të radhës, por që nuk e ka zbuluar.
/Telegrafi/