Karim Benzema ka shënuar vetëm dy herë në 11 ndeshje në vitin e ri kalendarik, megjithatë ai mbetet në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë të La Liga.
Para tij është vetëm Lionel Messi që ka 18 gola në La Liga dhe 23 në të gjitha garat.
Në total, Benzema ka shënuar 13 gola në kampionat dhe 18 në total në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.
Megjithëse hera e fundit që gjeti pjesën e pasme të rrjetës ishte më 1 shkurt kundër Atletico Madridit.
Francezi është golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve me 64 gola, pas Raul Gonzalezit (71), Messit (114) dhe Cristiano Ronaldos (128).
El Clasico e së dielës, mund të jetë ndeshja e duhur për francezin që t’i kthehet golit./Telegrafi/